Eduard Halimi: Ku ndahen dhe ku bashkohen palët në reformën për drejtësi

Eduard Halimi: Ku ndahen dhe ku bashkohen palët në reformën për drejtësi

75
0
Shares

Ka përfunduar sot faza e parë e diskutimeve mbi të dhjetë cështjet e dialogut politik dhe në këto dhjetë cështje përfshihen dy komponentët kryesorë të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Një komponent është ai i luftës antikorrupsion në sistemin e drejtësisë, largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të nivelit të lartë dhe komponenti tjetër që ka të bëjë me arkitekturën e sistemit, që lidhet me ngritjen e institucioneve të përhershme që do ti shërbejnë Shqipërisë dhe Kushtetutës në vitet e mëvonshme.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se palët kanë rënë dakord për komponentin e parë që ka të bëjë me luftën ndaj korrupsionit dhe për të cilën besoj se, edhe qytetarët kanë interes imediat dhe duhet të ketë efekte të menjëhershme.

“Për tri elementët e këtij komponenti ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas modelit të propozuar nga komisioni i Vencias, pra, ngritja e prokurorisë speciale në luftën ndaj korrupsionit në nivelet e larta dhe luftë ndaj korupsionit në sistemin, gjyqësor dhe komponenti tjetër që është shumë i rëndësishëm që është Vetingu, kontrolli i gjyqtarëve, i pasurive dhe i njohurive të gjyqtarëve, performancës së tyre, sipas Venecias, ka një dakortësi pothuajse të plotë mes palëve. Iu ngarkua si detyrë ekspertëve të huaj që në bashkëpunim dhe me ekspertët e palëve politike përkatësisht të mazhorancës dhe opozitës, të hartojnë dhe të implementojnë sa më shpejt të gjithë rekomandimet e opinionit final në mënyrë që, këto tri elemente, komponenti antikorrupsion, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngritja e prokurorisë speciale dhe Vetingu, të ecin dhe të procedohet sa më shpejt madje të veprohet sa më shpejt që ta miratojmë si një paketë në mënyrë vertikale. Ka një dakortësi pothuajse dhe për këtë cështje pra që ligje të posacme të merren dhe të hartohen bashkë në javët në vijim, duke marrë dhe mendimet e ekspertëve.

Ky komponent pra, ai i antikorrupsiontit është shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka dakortësi. Lidhur me komponentin e dytë ka jodakortësi mes palëve dhe sigurisht që diskutimet do të vazhdojnë edhe në vijim. Kjo ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja që do të ngrihen, pra me institucionet e përhershme që kanë të bëjnë jo me cështjet kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor dhe në prokurori, por kanë të bëjnë me pjesën e emërimit, promovimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Këtij komponenti i mungojnë kriteret e check and balance ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe pushteteve të tjera, pasi mungojnë edhe pjesët e llogaridhënies së pushtetit gjyqësor, ka problem dhe me kapjen politike, të cilat ne i kemi diskutuar dhe më parë dhe Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandime që duhet të implementohen. Ka problem dhe me korporatizimin. Të trija këto cështje të këtij komponenti u diskutuan gjerë e gjatë edhe sot. Ka mosdakortësi mes palëve, ka dhe cështje që secila palë iu adresua ekspertëve, të cilët do të përpunojnë, dhe besoj se kjo cështje do të jetë pjese e një zhvillimi të mëvonshëm, pra cështja e miratimit të këtij komponenti”, shpjegoi deputeti demokrat, Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY