Foto Ilustruese
Specialistët e Sesionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen e personit në kërkim, Martin Haxhija 41 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë sepse që prej datës 5 prill, të këtij viti, ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Lezhë, për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal.
Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G. Gj., 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale.
Për veprime të mëtejshme iu dorëzua efektivave të Komisariatit të Policisë Lezhë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/