“Për 3 muaj, nga janari e deri në fund të marsit, Vilma e Edi Ramës ka marrë 410 milionë lekë nga qeveria për të siguruar ilaçet në spitale. Vilma, mikja dhe donatorja e Edi Ramës, paratë i merr menjëherë, me negocim pa shpallje, pa garë. Në 59 raste, me 59 kontrata. Nga QSUT e në çdo spital të Shqipërisë”.
Denoncimin e ka bërë sot, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ka prezantuar edhe disa dokumente.
Por me gjithë shumën e konsiderueshme, sipas PD-së, ilaçe nuk ka.
“Problemi është se ilaçe nuk ka.
Shëndetësia është rrënuar në çdo drejtim, ka mungesa të çdo lloji, por shqetësimi më i madh i qytetarëve, i pacientëve dhe familjarëve të tyre është se në spitale nuk ka ilaçe. Dhe ilaçet ata i blejnë vetë”, vijon më tej Zhupa.
Për PD, ky është korrupsioni që po e provojnë në lëkurë çdo ditë shqiptarët, që përmendet tashmë në çdo raport ndërkombëtar, nga Berlini në Uashington, ndërsa prioritet i dyshes Rama – Beqaj ësstë sigurimi i parave për Nushi.
Ina Zhupa
“Ku shkojnë paratë që mikja, që donatorja e Edi Ramës i merr për të siguruar medikamentet, por medikamente nuk ka?
Ky sigurisht nuk është shqetësimi i qeverisë, i Edi Ramës dhe Ilir Beqës.
Ata kanë tjetër prioritet.
Prioriteti i tyre është për të siguruar paratë për Vilmën. Në çdo drejtim. I dhanë 120 milionë euro me check-up-in, dhe ushtrojnë presion ndaj mjekëve që kontrolli të bëhet, letrat të mbushen, që Vilma të marrë paratë. Cilësia e analizave është skandaloze e provuar tashmë publikisht. Përfituesit janë Rama-Beqa-Vilma me qindra milionë eurot që kanë ndarë, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.
410 milionë lekë merr sërish Vilma për ilaçet në vetëm tre muaj. Përfitues sërish Rama-Beqa-Vilma, se ilaçe nuk ka, qytetarët nuk përfitojnë asgjë.
Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramës. Qytetarët pa ilaçe e pa shërbim, Rama-Beqa-Vilma, ndajnë miliona euro.
Ky është korrupsioni që po e provojnë në lëkurë çdo ditë shqiptarët, që përmendet tashmë në çdo raport ndërkombëtar, nga Berlini në Uashington”, përfundon deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.
Dokumentet
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/