Dëshmia e 15-vjeçares së përdhunuar për një javë: Më fejuan pa dëshirën...

Dëshmia e 15-vjeçares së përdhunuar për një javë: Më fejuan pa dëshirën time …

81
0
Shares

Foto Ilustruese

Një ngjarje që nisi si një arrestim i thjeshtë zbulon një histori tronditëse të një minoreneje nga Lezha. Një 41-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 15-vjeçare dhe e ka detyruar për marrëdhënie seksuale. Por rrëfimi i vajzës në polici, zbardh një histori dhe më të rëndë. Vajza thotë, se familja e ka detyruar të martohet me burrin 41-vjeçar, dhe se ky i fundit pa dëshirën e saj e ka përdhunuar sistematikisht për 1 javë. Vajza ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi burri qe i dha familja, e kërcënon se do e vrase, nese ajo ndahet prej tij.

Arrestimi i 41-vjeçarit
Burimet policore në Durrës bënë me dije se, Martin Haxhija 41 vjeç me origjinë nga Lezha është arrestuar për llogari të policisë së Lezhës i shpallur në kërkim në 5 Prill, pas denoncimit të vajzës minorene. Policia bëri me dije se  Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Martin Haxhija 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.04.2016, është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë  së Qarkut Lezhë, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal. Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G. Gj., 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit  të 
Denoncimi ka shkaktuar jo pak shok te oficeret e policisë së Lezhës, në 5 Prill, 10 ditë më parë. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se, 41-vjeçari Martin Haxhija është denoncuar në polici nga 15 vjecarja. Në denoncim minorenia i kërkoi policisë mbrojtje.

Dëshmia e vajzës

“Më fejuan pa dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi e më kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashë që; ‘Nuk e dua’. Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një jave me njerëzit e familjes së tij. Kreu marrëdhënie seksuale me mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk të dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte, do të vras. Unë kam frikë se mos më çon prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij”, ka thënë 15-vjeçarja për policinë e Lezhës, raporton “News 24”. /BalkanWeb/

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Durrës, rrëmbeu dhe përdhunoi për një javë 15-vjeçaren, arrestohet 41-vjeçari
/web/Durres_rrembeu_dhe_perdhunoi_per_nje_jave_15_vjecaren_arrestohet_41_vjecari_17312_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY