Vrasja e Ajet Zeqajt perfekte, autori e dinte që e kishte zemrën...

Vrasja e Ajet Zeqajt perfekte, autori e dinte që e kishte zemrën në anën e djathtë

89
0
Shares

Hetimet për vrasjen e Ajet Zeqajt kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dyshimet janë ngushtuar te persona të njohur me të, nisur dhe nga fakti i mënyrës se si autori e ka ekzekutuar dhe përgjigjes së mbërritur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Burime nga grupi i hetimit i thanë Televizionit Klan se viktima ka lindur me zemër në krahun e djathtë dhe për këtë fakt, autori ka qenë i mirë-informuar.
Provat dhe pamjet filmike tregojnë se, në momentin që është qëlluar herën e parë, Zeqaj është kthyer dhe vrasësi e ka qëlluar dhe dy herë të tjera në krahun e djathtë, në kraharor dhe sërish kur ka rënë në tokë dhe më pas është larguar.
Ekspertiza ka treguar se ai është qëlluar me 7 plumba në total, dy në qafë, dy në zemër dhe tre në kokë.
Sipas të njëjtave burime, nisur nga këto detaje, lind dyshimi i arsyeshëm se Zeqaj është vrarë nga persona që kanë pasur njohje të afërt me të.
Zeqaj mësohet se ka pasur konflikte pas divorcit me bashkëshorten Leonora Hyseni.
Që prej periudhës së largimit të tij në Francë, Zeqaj mësohet se kishte pasur një marrëdhënie të acaruar me familjarët e bashkëshortes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY