Vendi vrasjes së Saimir Beqirit
Vrasja e Saimir Beqirit mund të jetë kryer me porosi. Autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, ose persona që e kanë marrë përsipër ekzekutimin e tij, për shkak të miqësive me porositësit.
Prokuroria e Elbasanit po heton në këtë pistë, për të zbuluar se kush e eliminoi atë mëngjesin të hënës, e për të arritur më pas te personat që e porositën krimin.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, ka dyshime të forta që vrasja të jetë bërë nga persona nga qytete afër Elbasanit.
Dy persona nga Peqini dhe një nga Cërriku janë marrë në pyetje për ngjarjen. Lëvizjet e tyre gjatë ditëve të fundit janë bërë objekti i hetimit dhe verifikimit dhe me institucione të tjera ligj-zbatuese.
Hakmarrja është motivi kryesor, që mbetet në dosjen e hetimit. Dhe tre personat e marrë në pyetje mësohet se kanë lidhje të ngushta me fisin që është në hasmëri me familjen Beqiri.
Vëllai i Saimir Beqirit, Gentiani, që ishte dënuar për vrasjen e Sokol Çapes, u vra në vitin 2012, në banesën e tij, me pistoletë. Ndërsa babai i tyre humbi jetën nga dhuna e atentatorëve.
Saimir Beqiri u qëllua të hënën përpara një pike karburanti, me dy armë të ndryshme, nga një pistoletë me kalibër 9 mm dhe nga një automatik kallashanikov, me kalibër 7.65 mm. Roja i karburantit është arrsetuar për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se i ka njohur autorët dhe nuk i tregon ata.
TV “Klan”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/