Horoskopi, 15 Prill 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 15 Prill 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

53
0
Shares


Dashi

Mund të arrini vonë në një takim të rëndësishëm me partnerin/en. Planetët do t’ju bëjnë impulsivë lidhur me këtë ngjarje. Beqarët do kenë dyshimet për hapat që do hedhin dhe kjo do i shtyjë të mos tentojnë. Gjendja e financave do jetë problematike.

Demi
Ndonjë debat i vogël me partnerin/en do t’ju sjell humor të keq, por gjithsesi do t’ju kompensohet shumë shpejt. Ndihma nga të tjerët nuk duhet të jetë një alibi. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri kështu që më mirë të mos lodhen duke kërkuar princin e kaltër. Financat do jenë të mira.

Binjakët
Nëse jeni çift sot është momenti që të jeni bujarë me partnerin/en tuaj në të gjitha kuptimet. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë e për të realizuar takime dashurie kështu që do mbeten vetëm. Në planin financiar do keni disa tronditje.

Gaforrja
Dita do t’ju nis me humor të keq, por do të përfundojë me humor të mirë falë mbështetjes që partneri/ja do tregojë për ju. Në mbrëmje do të ndodh një ngjarje e bukur. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë që në orët e para të mëngjesit. Në planin financiar do shpenzoni pa fund.

Luani
Në mëngjes do të kaloni momente tensioni me njeriun e zemrës. Pasditja do të jetë nervozuese, ndërsa mbrëmja me telefonata irrituese. Beqarët do fillojnë projekte të mëdha profesionale dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Buxheti do varet tërësisht nga menaxhimi juaj.

Virgjëresha
Nëse shpresoni në ndihmën e partnerit/es, sot mos e prisni këtë gjë. Diçka duhet të ndryshoni në jetën tuaj. Suksesin do ta gëzoni pas kësaj. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë të nxitohen sepse do të lëndohen. Buxheti do vi duke u përmirësuar.

Peshorja
Çdo ditë që kalon, partneri/ja juaj mund të largohet prej jush. Jupiteri i mbështet projektet tuaja dhe sot do t’ju jap mundësi të mira për t’i çuar deri në fund. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe pasioni do ndizet furishëm. Edhe në planin financiar do jeni me shumë fat.

Akrepi
Nëse besoni se mjafton vetëm një diskutim banal për të larguar partnerin/en tuaj do të thotë që ende keni pak besim te ai. Beqarët do kenë një ditë të ekuilibruar edhe pse jo të gjithë do e gjejnë shpirtin binjak. Buxheti do jetë i mirë.

Shigjetari
Sot mos u shqetësoni shumë nëse nuk do të ndjeni emocione të forta për njeriun e zemrës, mëngjesi do të jetë kështu, por mbrëmja premton rimëkëmbje të plotë dhe shumë dashuri. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do ju mbushet mendja për të hedhur hapa. Financat kanë për të qenë të mira.

Bricjapi
Do të ndjeni një zbrazëti të madhe duke menduar gjëra të vjetra të jetës suaj. Mos bini shumë në këto mendime, por dedikojuni marrëdhënies aktuale. Beqarët do kenë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë.

Ujori
Nëse jeni në një fazë që doni të bashkëjetoni, bëjeni me entuziazëm dhe largoni të gjitha frikërat. Nëse ju del ndonjë shqetësim me partnerin/en tregohuni të hapur me të. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj ftesave që do ju bëhen. Gjendja e financave do vi duke u përmirësuar.

Peshqit
Partneri/ja do të jetë personi i vetëm dhe duhur me të cilin duhet të diskutoni problemet që ju shqetësojnë, i cili do ju ofrojë mbështetjen e tij të pakushtëzuar. Beqarët më mirë t’i marrin gjërat shtruar për të mos u përballur me të papritura të pakëndshme. Shpenzoni me kufizime

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY