HELIKOPTERI/Kulla e trafikut nuk ka regjistruar ngritjen e helikopterit?!

HELIKOPTERI/Kulla e trafikut nuk ka regjistruar ngritjen e helikopterit?!

78
0
Shares

Helikopteri EC 145 me nr 637 u ngrit nga baza ajrore te enjten por qendra e kontrollit dhe raportimit ose ndryshe kulla e trafikut ajror nuk ka te regjistruar ngritjen e helikopterit, thanë burime të besueshme për droni.al.

Pavarësisht se prokuroria ka konkluduar sot se helikopteri u nxor në fluturim për stërvitje, qendra e kontrollit nuk ka regjistruar asgjë lidhur me momentin ngritjes së helikopterit, veprim në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat.

Kulla e trafikut ajror Farke ka nje personel prej 21 vetash por dyshohet se nuk disponon gjurme te ngritjes helikopterit. Nëse lëvizja e helikopterit nuk ëhstë shënuar atëherë cili ka qenë qëllimi i fluturimit të tij?

Ka qënë vërtet një seancë stërvitore sic shprehet sot prokuroria?

I ka prokuroria regjistrimet apo diskun e fluturimit?

Nëse është e vërtetë se ka pasur regjistrime të fluturimti në castine nisjes së tij atëherë për të rërzuar cdo dyshim, ministria e Mbrojtjes duhet tia vëjë në dispozicion prokurorisë.

“Nuk kane te rregjistruar asgje, nuk ka disk te fluturimeve qe rregjistrohen per cdo ngritje helikopteri, ta vendosi audio nese e ka por është e sigurtë qe nuk eshte zbatuar procedura standarte e komunikimit me kullen e trafikut ajror”, tha një anëtar i personelit ushtarak që ka dijeni për këtë procedurë fluturimi që është shkelur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY