Fatos Tushe pendohet për sharjen, skenë në bashki si Erion Veliaj

Fatos Tushe pendohet për sharjen, skenë në bashki si Erion Veliaj

124
0
Shares

Në foto gruaja që një ditë më parë u fye nga Tushaj në zyrën e kryetarit

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është pajtuar me gruan që shau vetëm një ditë më parë. Ai u takua sot në zyrat e Bashkisë së Lushnjës me gruan me të cilën u përplas ditën e djeshme duke dashur të shpjegojë më këtë rast pendimin e tij për zemërimin e djeshëm.

Edhe në intervistat për mediat Tushe tha se ka qenë një gabim fjalori i përdorur. Në fakt reagimi pas shpërndarjes së videos në rrjetet sociale e detyroi kryetarin e Lushnjës të kthehej mbrapsht.

Tushe i tha gruas në foton e mësipërme se “do ta fus portofolin në gojë” pas një debati që pati me të.

Të njëjtin gjest bëri pak javë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me nënë Zylen, të cilës policët bashkiakë u vunë gjobë dhe i dëmtuan produktet e kopshtit që po shiste në një lagje të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY