Ambasadori amerikan Donald Lu, i ka dhënë fund hamendësive të një takimi të mundshëm të takimit të Presidentit amerikan Barack Obama me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Duke konfirmuar këtë takim Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Lu është shprehur se ai është një vlerësim për të gjithë shqiptarët dhe për miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë
“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, shkruan ambasadori Don Lu në “Facebook”.
Njoftimi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë
Konfirmimi i ambasadorit amerikan, erdhi pas qarkullimit në disa portale lajmesh on-line të një lajmi për anullimin këtij takimi.
Axhenta zyrtare e Shtëpisë së Bardhë
Disa media on-line i referoheshin për këtë anulim, mungesës në axhentën e Shtëpisë së Bardhë, të këtij takimi, Obama – Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/