VIDEO & DEBAT/ Tregtarët protestë, kreu i bashkisë Lushnje tall dhe kërcënon...

VIDEO & DEBAT/ Tregtarët protestë, kreu i bashkisë Lushnje tall dhe kërcënon qytetarët

57
0
Shares

Kanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, por përgjigja që kanë marrë i ka lënë pa fjalë. Bëhet fjalë për tregtarët e Lushnjes, të cilët i kanë larguar nga tregu, raporton “Jeta osh Qef”.
Ata kanë shkuar te kryetari i bashkisë së Lushnjes për t’i kërkuar që ta zgjidhë hallin e tyre. Duket se Fatos Tushe ka qenë i vendosur për të mos marrë parasysh kërkesën e tregtarëve, madje debati degradon në fyerje të tregtarëve nga Tushe.

Debati

“Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer”, qan hallin një nga protestueset, por përgjigja e Tushes i lë pa fjalë.
“Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë”, përgjigjet kryebashkiaku.
Jo vetëm kaq, por debati mes tyre ka vazhduar deri në kërcënime, përsëri nga ana e Kryetarit.
“Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë!”.
“Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë!”, u përgjigj kryebashkiaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY