Tritolin te farmacia e Bashkimit kontrabandist e ka vendosur i biri, Saje...

Tritolin te farmacia e Bashkimit kontrabandist e ka vendosur i biri, Saje qorri

97
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Beirsha ka akuzuar Saimir Tahirin për vendosjen e tritolit te farmacia e babait të vetë, Bashkim Tahiri.
Ndërsa sipas Berishës, burgosja e familjarëve Gjuta ishte një hakmarrje e ministrit të brendshëm, pasi ata e kishin rrahur dikur.
Berisha e bën apel Prokurorit të Përgjithshëm, të hetojë sjelljen dhe keqpërdorimin e vartësve të tij, të përfshirë në këtë çështje.
Berisha i kërkon gjithashtu Kryeprokurorit të hetojë edhe kontrabandistin Bashkim Tahiri dhe të birin e tij, për vendosjen e tritolit te farmacia

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook

Lirohen Gjuta dhe Bruka! Tritolin tek farmacia e Bashkimit kontrabandist e ka vendosur i biri, Saje qorri!


bqTe dashur miq, sot prokuroret e dosjes Gjuta, qe deri tani kane bere lojen e Saje qorrit, pasi nen presionin e vet Sajes dhe fallsifikimit te provave, arrestuan 7 pjestare te familjes Gjuta per vendosje tritoli tek Farmacia dhe perballe shtepise te kotrabandistit Bashkim Tahiri, urdheruan lirimin e me kryesoreve prej tyre, Vladimirit dhe Brukes!
Duhet thene se, qe ne fillim, tingellonte qesharak pretendimi se ne vendosjen e eksplozivit kishin marre pjese 7 vete, pasi per nje akt te tille nuk mund te marrin pjese, pa qene idioter, 7 pjesemarres.
Pavaresisht se Bashkim Tahiri eshte nje kotrabandist i certifikuar i ilaçeve, kam denuar dhe denoj si akt terrorist vendosjen e cdo eksplozivi, ne farmacine e tij apo karshi baneses se tij. Personalisht nuk i njoh Gjutet dhe nuk di asgje per veprimtarine e tyre dhe nuk bej aspak mbrojtjen e tyre sepse kane avoketerit e vet, por te akuzosh 7 vete nga nje familje per kete akt, nderkohe qe thuhet gjeresisht se Gjutet , qe u arrestuan me mace dhe minj perveç gjyshes 90 vjeçare, kohe me pare e kishin zhdepur ne dru Saje qorrin, shtrire perdhe se bashku me nje mikun e tij, pasi ishte sjelle ndaj tyre si rrugaç. Ndaj dhe kur Saje u be minister do u kthente restin jo vetem me çunat e krimit ne polici por dhe ne prokurori, gje qe eshte nje shkelje shume e rende e te drejtave te njeriut, nje veper kriminale.
Pikerisht per kete motiv, i kerkoj prokurorit te pergjithshem te beje transparent qendrimin e vartesve te tij dhe ti vendose para ligjit per mashtrimin e tyre kriminal ndaj publikut shqiptar, ne rast se vertetohet, se bashku me Saje qorrin dhe çunat e tij te krimit si dhe per arrestimin dhe mbajtjen ne burg te Gjuteve me prova te porositura apo te fallsifikuara me qellim akuzen e tyre.
I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nise urgjent hetimin direkt per kontrabandistin Bashkim Tahiri, djalin e tij Saje qorri, per rolin e tyre ne vendosjen e tritolit ne Farmacine e Bashkimit dhe karshi shtepise se tij nese jane te implikuar ne kete akt me qellim qe te lajne hesapet e tyre me Gjutet qe kishin zhdepur me pare Saje qorrin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY