Spanja kthen Mandelen e Elbasanit në Rinas

Spanja kthen Mandelen e Elbasanit në Rinas

944
0
Shares

Kriminel famëkeq i Elbasanit, Mandela është ekstraduar sot nga Spanja për të vuajtur në Shqipëri dënimin prej 25 vitesh burg.

Mandela, emri i vërtetë i të cilit është Eduard Peqini është tani 51 vjeç.

Ai u dënua 17 vjet më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 20.09.1999, e ka dënuar me 25 vjet burgim për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në banda të armatosura”, “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë”, “Asgjësim të kufomës’, “Tentativë të vrasjes me paramendim”,dhe “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga nenet 334/1 dhe 334/2 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin/Spanjë, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Mandela u bë i njohur si kriminel në trazirat e vitit 1997. I mbështetur edhe nga politikanë të majtë të asja periudhe ishte tmerri i banorëve të të qytetit por edhe zonave përreth.

Disa nga anëtarët e bandës së tij u vranë gjatë përleshjeve të ndryshme. Banda e Mandelës dhe Tan Kateshit ishin ato ditë “policia” e zonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY