SKANDAL/ Ministria e Shëndetësisë nuk ndalet, tender 3-vjeçar 140 milionë lekësh “paradhënie”...

SKANDAL/ Ministria e Shëndetësisë nuk ndalet, tender 3-vjeçar 140 milionë lekësh “paradhënie” për analizat e gjakut

89
0
Shares

Koncesionet apo partneritete private, me afat shumë vjeçar që tejkalojnë mandatin qeverisë, po pasohen edhe me tendera “paradhënie”, disa vjeçar, për shërbime të ndryshme.
Pas një rasti të ngjashëm nga Policia e Shtetit, denoncohet një tjetër rast, tenderi 3-vjeçar, këtë herë nga e “kudogjendura”, ministri e Shëndetësisë.
tmshNë Buletinin më të fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, një njoftim i autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë/QKTGJ, bën të ditur çeljen e procedurave të hapura me objekt i prokurimi, “Furnizimi i një sistemi për kryerjen e testimeve me metodologjinë NAT për detektimin e HCV/HIV/HBV në gjakun e dhuruar pranë QKTGj -së”.
Përpos fondit limit në total – 139.800.000 (njëqind e tridhjetë e nëntë milion e tetëqind mijë) lekë pa TVSH vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, ky njoftim bënë të ditur se fituesi i tenderit siguron përfitime jo të vogla, për 3 vjet rresht, nga “asetet” financiare të ministrisë së Shëndetësisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY