Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani e konsideroi të pa drejtë që në Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e dy deputetëve Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, por duhet të shkojë kërkesa e PD bashkë me vendimin e parlamentit: “Mazhoranca është e kapur ngushtë për shkak të arbitraritet të saj për ti shpëtuar zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë po mundohet të gjejë salvagjentë shpëtimi duke paraqitur çështjen sikur në gjykatën Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e zonjës Leskaj dhe zotit Suli” ka then Ristani.
Më tej ai është shprehur se; “Në fakt nuk është e rregullt ligjërisht diçka e tillë, por duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së deotetëve të PD që kërkojnë që këtyre deputetëve ti mbarojë mandate. Është një diskutim që nuk u mbyll me dakordësi sepse vendimi i mazhorancës është evaziv. Sa i takon PD mbledhjen e sotme ne do ta shtrojmë në forumet tona për të marrë një vendim si do sillemi në parlament. Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Sulit, në Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i parlamentit sëbashku me kërkesën e deputetëve të PD”, ka deklaruar Ristani.
Sakaq deputetët e Partisë Socialiste akuzohen nga opozita se kanë përfituar fonde publike gjatë mandatit të tyre si deputet. Dërgimi në Kushtetuese i mandateve të Sulit dhe Leskajt, është një prej kushteve të opozitës që ajo të ulet në tryezën e reformës në drejtësi. Opozita pretendon heqjen e mandateve të deputetit për shkak se sipas saj ata kanë përfituar fonde publike në disa tendera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/