Kreu i Eurocopter përgenjështron Ministrinë e Mbrojtjes për letrën

Kreu i Eurocopter përgenjështron Ministrinë e Mbrojtjes për letrën

56
0
Shares

Kreu i “Airbus Helicopters”, Claas Belling deklaroi sot se helikopterët EC 145 nuk janë konstatuar me difekt duke folur në një intervistë për Panorama online.

Ai tha se edhe lajmi i përhapur lidhur me një letër që kompania ka nisur tek klientët e saj për të bllokuar përdorimin e këtyre lloj helikopterëve është i pavërtetë.

Ai madje thotë se kompania që ai drejton nuk i ka dërguar letër as Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare për helikopterin tjetër EC 145 që ka në përdorim, pasi nuk janë vërejtur defekte.

Sipas tij do të jetë kutia e zezë që do të japë përgjigjen lidhur me situatën që ishte na kabinë në momentin e rënies së helikopterit.

Ministria e Mbrojtjes po vonon dhënien e përgjigjeve rreth aksidentit tragjik duke shtuar dyshimet se fluturimi dhe më pas rënia e helikopterit mbajnë më vete enigma të tjerë që lidhen me shkelje të rënda ligjore.

Reparti i helikopterëve, gjithsej 4, numrin një personel që shkon në 280 vetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY