Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë denoncuar sot abuzimet e kryetarit të Bashkisë, Veliaj, dhe kanë dënuar sulmet e ulëta dhe fyerjet e tij ndaj Presidentit të Republikës, njofton zyra e shtypit e PD-së.
Këshilltarët e PD e mbajtën qëndrimin e tyre pranë Kullës së Shatit, ku aktualisht po hedh shtat një tjetër abuzim i Veliajt me punimet skandaloze që ai po bën mbi simbolin e qytetit.
“Jemi sërish me një nga paradokset më të mëdha të qeverisjes vendore. Vijojmë të jemi sërish në shkelje të pastër të zotimit që Veliaj ka marrë parpara qytetarëve, për të qënë administrator i këtij qyteti por që realisht në këto 8 muaj është shndërruar në masakrues i qytetit si nga pikëpamja urbane ashtu edhe nga ajo ekonomiko-sociale. Masat shtrënguese që ne kemi paralajmëruar me kohë tashmë kanë tronditur të gjithë biznesin në Tiranë i cili në vetvetë është 50% e biznesit të gjithë vendit. Nga ana tjetër, kemi vandalizimin e paparë dhe krimin e rëndë mjedisor që është kryer jo vetëm tek liqeni artificial”, u shpreh Leonard Olli.
Kreu i këshilltarëve demokratë dënoi sulmin e paprinciptë të Veliajt ndaj Presidentit të Republikës. Olli tha se ai po e kthen bashkinë në vend të pazareve dhe trampolinë për interesat e tij politike.
“E pikërisht ky është Erion Veliaj i vërtetë. Vandali i vërtetë. Militanti i vërtetë. Por në vetvete është edhe rilindist i vërtetë pasi nuk ka asnjë lidhje me ata që e besuan brenda Partisë Socialiste dhe jashtë saj. Ky njeri që nga mëngjesi deri në darkë punon vetëm për interestat e klientelës së vet, që e ka futur në një kolaps të vërtetë Tiranën, vetëm e vetëm për interesat klienteliste të miqve të tij dhe kryeministrit të tij, një njeri që përballë 700 milionëve nuk u ndal të gllabëronte të vetmen mushkëri të gjelbër që i ka mbetur për fat të keq Tiranës, një njeri që po përgatit siç e ka deklaruar edhe vetë, edhe të tjera ndërhyrje në mushkrinë e gjelbërt të Tiranës, sot brenda arrogancës dhe guximit për të mashtruar dhe për të vjedhur, pati kurajon dhe paturpësinë për të sulmuar figurën e Presidentit të Republikës, në vetvete simbolin e unitetit kombëtar”, u shpreh Olli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/