FOTO LAJM/ Bllokon rrugën dhe prezantohet si kushëriri i Edi Ramës…, policët...

FOTO LAJM/ Bllokon rrugën dhe prezantohet si kushëriri i Edi Ramës…, policët e marrin me të mirë

59
0
Shares

Një person i cili pretendon dhe thotë se është djali i tezes së Edi Ramës, ka bllokuar rrugën prapa 9-katësheve. Arsyeja e këtij bllokimi është se ai “e njeh” veten si pronar i saj.
Sikurse raporton “Jeta osh Qef”, ky person e ka mbiemrin Koleka dhe prej disa minutash po debaton me policët pasi ka bllokuar rrugën pas pallateve 9-katëshe, që të çon drejt Prokurorisë së Përgjithshme.
“Djali i tezes” së kryeministrit këmbëngul para policëve se rruga është pronë e tij dhe se nuk ka ndërmend të lejojë njeri që të kalojë andej.
Policët nga ana e tyre, për shkak të prezantimit të pronarit ët rrugës, po mundohen ta bindin me të mira që të lirojë kalimin.
“Prsh JOQ. Një person me mbiemrin Koleka i thotë policëve që jam djali i tezes së Kryeministrit ka bllokuar rrugën për rreth 2 orë me pretendimin që rruga është prone e imja dhe nuk duhet të kaloj njeri këtej. Policët bashkiak edhe ato të rendit heshtin kurse njerëzit e thjeshtë i gjobisin kot kurse këtë person po e marrin me të mirë se mos mërzitet”, denoncon nje qytetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY