Polica e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit janë sekuestruar
armë, municione dhe një sasi lënde narkotike.
Burime të policisë vendore bëjnë të ditur se specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Marsel Cani,
Elton Ago, dhe Leo Deliu, 33 vjeç.
Këta persona, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në rrugën “Kozma Naska”, Lagjia “5 Maji”, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armë, municione dhe një sasi lënde narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 278/5, 278/a, 283/2 të Kodit Penal.
Të arrestuar
• Marsel Cani, 28 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, i dënuar më parë me dy vjet burg për “Vjedhje”
• Elton Ago, 29 vjeç, banues në fshatin Jagodinë
• Leo Deliu, 33 vjeç, banues në fshatin Tërbaç Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
Sekuestruar
• 3 armë zjarri automatik
• 1 pistoletë me mbishkrimin “EKOL-ES-55.
• 130 copë fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm
• 250 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/