Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ne MPB arrestoi mbrëmjen e kaluar (12 prill) punonjësin e policisë Zef Mirashi, 49 vjeç, duke transportuar një sasi lënde narkotike, prej rreth 10 kg.
Mësohet se ky oficer police ishte Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit.
“Zef Mirashi që mbante gradën Nënkomisar, ishte me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Shkodër. Shërbimet e SHÇBA e kishin nën vëzhgim oficerin e Policisë, pasi kishin siguruar të dhëna për përfshirjen e tij në aktivitet kriminal dhe e ndaluan mbrëmë teksa po transportonte me mjetin e tij rreth 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva nga Vermoshi drejt Shkodrës”, sqaron policia vendore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Shkodër për hetime të mëtejshme, për veprën e trafikimit të narkotikëve.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Shkodër, arrestohet oficeri i policisë me 10 kg kanabis
/web/Shkoder_arrestohet_oficeri_i_policise_me_10_kg_kanabis_17188_1.php
Si edhe …
EMRI/ Shkodër, ja si u zbulua oficeri trafikant i policisë
/web/EMRI_Shkoder_ja_si_u_zbulua_oficeri_trafikant_i_policise_17189_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/