Vrasja në Elbasan/ Arrestohet roja i karburantit, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet roja i karburantit, sekuestrohen kamerat e sigurisë

54
0
Shares

Vrasja e Sajmir Beqirit një dite më parë në Elbasan mbetet ende një krim pa autorë, ndërsa hetimet vijojnë. Policia e Elbasanit ka arrestuar rojen e karburantit i cili është në pronësi të Beqirit, pasi nuk ka njoftuar policinë për krimin. Po ashtu janëshoqëruar 9 persona dhe janë marrë në pyetje në lidhje me krimin. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë, të objekteve që ndodheshin afër vendit ku ndodhi krimi.

Sajmiri Beqiri, 51-vjeç i cili u ekzekutua mëngjesin e së hënës (11 prill) në Elbasan është vëllai i Gentian Beqirit, i cili është vrarë më 15 gusht 2012 në banesën e tij ku ndodhej nën masën e arrestit shtëpie. Sajmir Beqiri u gjet i vrarë me armë zjarri pranë një lokali në lagjen “28 Nëntori” në afërsi të një pike karburanti. Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë, pasi dëgjuan të shtëna me armë. Beqiri ishte babai i tre fëmijëve dhe pronar i një pike karburanti pranë lokalit ku ndodhi vrasja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY