Një skenë aspak e pëlqyeshme ka ndodhur sot gjatë drekës në qytetin e Shkodrës. Një qytetar me biçikletë i cili po kalonte kryqëzimin sipër vijave të bardha, u përplas nga një “Porsche Cayenne”.
Fatmirësisht qytetari shpëtoi por sikur të mos mjaftonte tronditja e pësuar nga përplasja, shoferi del nga makina dhe fillon të godasë qytetarin në mes të rrugës, mu para syve të një polici rrugor.
Videoja është postuar nga “Jeta osh Qef”, ndërsa sqarohet se shoferi e goditi qytetarin, pasi ky i fundit nisi t‘i kërkojë llogari për mënyrën e pakujdesshme të drejtimit të mjetit. Nga goditja qytetarit i përfundojnë edhe syzet në tokë. E gjithë kjo skenë ndodhu edhe në prezencë të një polici…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/