Shqipëria e fundit në rajon, si destinacion ku gjermanët do të investonin...

Shqipëria e fundit në rajon, si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish

67
0
Shares

Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe eparafundit në rajon për atraktivitetin si destinacion investimesh…

Këto rezultate janë dhënë nga anketimi i kryer nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) në 20 vende nga Europa Lindore dhe Juglindore, ku Shqipëria renditet e 19-ta.Të vetmin vend që lëmë pas është Kosova.

Gjatë prezantimit nga Dhoma Gjermane, mbi vëzhgimin e kryer në ecurinë ekonomike të vitit 2016 në Shqipëri, u bë e njohur se 56 % e bizneseve të anketuara e vlerësojnë situatën negative në 2016. Vihet re një rritje e përkeqësimit të situatës pasi vitin e shkuar vetëm 47 % e tyre kishin ndjesi negative. Nga ana tjetër, 38 % e bizneseve të anketuara e vlerësojnë të kënaqshme situatën në 2016, në krahasim me vitet paraardhëse. Anketimi tregoi, sa i përket të ardhmes, bizneset shpresojnë se do të përmirësohet, sidomos brenda sektorit.

Lidhur me situatën aktuale, 5 % e të anketuarve e vlerësojnë “mirë” situatën ekonomike, ndërsa vitin e shkuar këtë vlerësim e kishin 19 % e bizneseve.

Më pozitive vlerësohet situata aktuale e vetë bizneseve, në krahasim me një vit më parë. 28 % e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar ndërsa vitin e shkuar numri i tyre ishte 23 %. Për 54 % së të anketuarve situata ka mbetur e pandryshuar, ndërsa 18 % e tyre mendojnë se situata është përkeqësuar.

Kreu i Dhomës Gjermane Anette Kasten ka deklaruar se pika kryesore ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës.

Rekomandimet që DIHA ka dhënë për përmirësimin e klimës në vendin tonë janë:

  1. Personeli i qëndrueshëm: nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Sipas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.
  2. Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë.
  3. Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.

shqiperiaaa e fundit 2

 /Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY