Rama pritet me protesta në New-York

Rama pritet me protesta në New-York

69
0
Shares

Kryeministri shqiptar u prit me protesta, ndërsa hynte në Muzeun Hebre, ku u zhvillua dje ceremonia e takimit të tij me diasporën shqiptare në SHBA.

Në fillim të aktivitetit, ajo që ra në sy ishte një grup ambientalistësh shqiptarë dhe amerikanë, të cilët e kishin menduar ndryshe pritjen e Kryministrit të Shqipërisë, duke protestuar me pankarta ne duar “EDI RAMA NO HYDROPOWER IN VALBONA”.

rameennn

Të pyetur nga portali dritare.net, ata u shprehën kundër projektit të ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së Lumit të Valbonës në Tropojë.

Kjo protestë e mbajtur ditën e djeshme, jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage,” në Nju Jork ishte në vazhdim të protestave që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe Tropojë.

Aktivistët amerikanë që morën pjesë në këtë protestë, nuk ishin shumë, por ata janë ambientalistë të profilit të lartë dhe të njohur në Nju Jork për për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit në SHBA.

Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe pritej që të shndërrohej në zonën më të rëndësishme turistike në vend, si pjesë e një parku gjigant, që bashkon Alpet me Kosovën e Malin e Zi.

Por gjatë lumit Valbonë pritet tashmë të ndërtohen disa hidrocentrale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY