Mazhoranca pengon me truke të ndryshme, hetimin e aferës 500 milionë euro midis kryeministrit Edi arma dhe kompanisë CEZ.
Dneoncimin e ka bërë nënkryetari i Parlamentit, deputeti demokrat, Emdond Spaho.
Duke ju referuar mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, Spaho bëri të ditur se ndërsa “u mor në shqyrtim kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për marrëveshjen me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare me CEZ, për fat të keq, nga diskutimet që u bënë në Konferencën e Kryetarëve, mazhoranca vazhdon me praktikat e vjetra të kundërshtimit të iniciativave të opozitës për të ngritur komisione hetimore parlamentare, me argumente që tashmë janë adresuar mirë nga Gjykata Kushtetuese, si argumenti që paralelisht po heton edhe prokuroria për këtë çështje”.
Për Spahon ky argument nuk ekziston, sepse në një rast të ngjashëm me ngritjen komisionit hetimor për serverin e tatimeve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndryshe, duke sanksionuar se si veprohet në të tilla raste.
Këto argumente apo të tjera për zgjerimin e objektit të punës s komisionit Spaho i quan truke të mazhorancës.
“Por me këto truke, me këto marifete nuk mund të pengojë punën dhe objektivin e opozitës për të hetuar zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe CEZ, një aferë ku te paktën 500 milionë euro iu morën shqiptareve. Sigurisht nuk pati mirëkuptim nga mazhoranca për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe u la që të arrihet ndoshta deri të enjten, që të mund të konsultohet më mirë, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të vihet ndoshta me ndonjë vendim të ri, ditën e enjte. Por në thelb ajo që desha të theksoj është se po vazhdohet me taktikat e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të cilët kemi pasur një dakortësim, një marrëveshje në Dhjetor të 2014, ku pati dhe ndërmjetësim të ndërkombëtarëve”, u shpreh më tej Spaho.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/