JA DEBATI NE MBLEDHJEN E PS/ Përplasje mes Ruçit dhe Blushit, pa...

JA DEBATI NE MBLEDHJEN E PS/ Përplasje mes Ruçit dhe Blushit, pa pranin e mediave

89
0
Shares

Ben Blushi ka kërkuar në mbeledhjen e ditës së djeshme të grupit parlamentar të PS administrimin e materialit zgjedhor të referendumit të së shtunës për të parë pjesëmarrjen e socialistëve në të. Këtë kërkesë Blushi ia ka drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, njëkohësisht kryetar i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e djeshme të deputetëve socialistë. Ja debati i plotë i tyre.

DEBATET NË GRUPIN E PS­SË

Ben Blushi: Ne patëm ditën e shtunë një referendum në parti, nga i cili ka dalë një rezultat. Ju e dini shumë mirë që kam kërkuar që të kem vëzhgues në këtë referendum në çdo qendër votimi, por kjo e drejtë m’u mohua, dhe pse isha pala kundërshtare e referendumit që kisha të drejtën e plotë të kontrolloja, siç ndodh në çdo referendum demokratik, procesin e votimit. Socialistët e vërtetë në të gjithë vendin më kanë dhënë informacione të mjaftueshme se pjesëmarrja në këtë referendum ka qenë e ulët, pa llogaritur se si është numëruar vota. S’ka si të numërohet ndryshe nëse mungon pala kundërshtare, këtë trend ne e kemi besuar dhe e kemi kërkuar më të madhe, deri dhe me grevë kur ishim në opozitë. Nuk e harroni besoj sloganin “Hap kutitë ose largohu!”. I bazuar në këto të dhëna dhe informacione, unë kërkoj nga partia ime që të më vihen në dispozicion materialet zgjedhore të referendumit, që të bindem të paktën për pjesëmarrjen. Kjo është një e drejtë minimale e çdo anëtari të Partisë Socialiste, i cili ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, dhe pse personalisht kam dhënë arsyet pse nuk votova.

Gramoz Ruçi: Unë nuk jam përgjegjës për materialet zgjedhore të referendumit. Këtu jemi në grupin parlamentar, ku diskutojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin dhe me Qeverinë.

Ben Blushi: Gramoz, dikush duhet të përgjigjet për këtë proces pompoz që u festua me fishekzjarrë para selisë së Partisë Socialiste dhe nuk mund të themi që nuk jemi përgjegjës kati i dytë, por është kati i tretë i selisë. Unë të pyes se je kryetari i Asamblesë Kombëtare që pranove dhe e hodhe për votim në Kongres zhvillimin e referendumit. A ka procesverbale, siç bën gjithnjë Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve, tabela dhe procesverbale, mbi bazën e të cilave nxjerr dhe rezultatin përfundimtar mbi bazën e pjesëmarrjes në votim dhe të votave të marra?!

Ben Blushi: Nuk funksionojnë më këto Gramoz në partinë time, kjo nuk është më parti e rregullave, ligjeve të brendshme dhe shkresave zyrtare, këtë e dinë të gjithë. Kolegia Hafizi iu drejtua Komisionit të Garancive Statutore në parti, i cili qëndron në detyrë deri sa të fillojë punë komisioni i ri dhe ende nuk ka marrë përgjigje dhe pse përgjigjja që pritej të vinte kishte të bënte me fatin e zhvillimit të referendumit. Prandaj mos më drejto te letrat dhe shkresat burokratike në parti sepse nuk i njeh më njeri. T’u drejtova ty si autoritet në këtë parti, nëse më kujton komisionet zgjedhore që emëron kryetari që të numërojnë votat për kryetarin, situata bëhet qesharake.

Gramoz Ruçi: O Beni, më vjen keq që e bëjmë këtë debat, të gjitha pretendimet që ke i ke bërë vetëm mediatike dhe jo me kërkesa zyrtare. Nuk i je drejtuar me kërkesë Komisionit Zgjedhor për vëzhgues në të gjithë vendin. Komisioni nuk mund të niset nga deklaratat e tua në media, por u jep përgjigje kërkesave që i shkojnë. Ky është misioni i tij, administrimi i procesit dhe rezultatit zgjedhor.

Ben Blushi: Po nuk është kështu, ka pasur zona ku votimi nuk është zhvilluar fare, kutitë janë mbushur, megjithatë unë dua vetëm të shoh pjesëmarrjen e këtij procesi, pasi janë me mijëra socialistë në të gjithë vendin që e kanë injoruar atë dhe nuk kanë shkuar fare në votim. Jemi bërë qesharakë dhe në sy të botës. Ish­ministrja franceze e Hollande, Aurélie Filippetti, duke folur çfarë po ndodh në PS­në Franceze, tha mos i bëni zgjedhjet si socialistët shqiptarë. Standardi që ne krijuan me këtë referendum duke hequr të drejtën e zgjedhjes po kthehet në qesharak. Europa po na tall!

Gramoz Ruçi: Është respektuar Kodi Zgjedhor i partisë. Ashtu si për delegatët e Kongresit, në votim kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e regjistruar deri më 31 dhjetor 2015. Po ashtu kanë funksionuar në masën më të madhe të njëjtat komisione zgjedhore. Prandaj referendumi është një çështje e mbyllur dhe s’kemi çfarë diskutojmë më këtu në grupin parlamentar.

Blerina Gjylameti: Një javë më parë, kolegu Blushi në sallën e Kuvendit u shpreh i shqetësuar për deklaratën time për numrin e anëtarësisë dhe mundësinë e vëzhgimit të referendumit. Unë e përsëris se salla e Kuvendit është për debatin tonë me kundërshtarin politik dhe jo mes nesh që jemi pjesë e së njëjtës forcë politike.

Erion Braçe: Zoti kryetar i grupit, dua të tërheq vëmendjen ministrave të qeverisë time të cilët në vend që të jenë në sallën e Parlamentit kur bëhet debati me opozitën dhe Sali Berishën, nuk janë prezentë. Unë debatova javën e shkuar në sallë me opozitën dhe ky debat shkoi deri në përplasje fizike, por në sallën e Kuvendit nuk kishte asnjë ministër prezent. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme. Ngrihemi ne dhe mbrojmë punën e ministrave, duke shkuar deri në konflikt me opozitën, ndërsa ministrat nuk denjojnë të vijnë në Parlament dhe të përgjigjen për punën e tyre. Kjo nuk është normale dhe duhet të ndryshojë urgjentisht. Të mblidhet kryesia e grupit parlamentar dhe t’u tërheqë vëmendjen.

Gramoz Ruçi: Kjo është një vërejtje me vend. Ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Është ngritur dhe herë të tjera ky shqetësim dhe ju vazhdoni ta shkelni këtë detyrim. E kam thënë dhe më parë, duhet të jeni ju që të prezantoni projektligjet në komisionet parlamentare dhe po ju t’i mbroni ato në seancë plenare. Por gjithashtu, edhe betejën politike me opozitën do ta bëni po ju për dikasterin që drejtoni, grupin e keni mbështetje. Por jo të ndodhë e kundërta.

Erion Braçe: Të jenë në seancë dhe jo të vijnë vetëm kur vjen Kryeministri, se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë, e bën ai mbrojtjen tuaj në emër të qeverisë. Parlamenti duhet të jetë salla ku të gjithë të përballemi me kundërshtarin politik dhe jo të shohim llogaritë tona personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY