Dyshimi/ Pse ka interesim të pazakontë Vllahutin për projektin hekurudhor mes Shqipërisë...

Dyshimi/ Pse ka interesim të pazakontë Vllahutin për projektin hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi?

40
0
Shares

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto është takuar me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi vjen pasi së afërmi, pritet të përfundojë një protokoll marrëveshje, midis palës shqiptare dhe asaj malazeze, për sektorin hekurudhor.

Sipas deklaratës zyrtare, Ministri dhe Ambasadorja Vlahutin diskutuan “për filtrimin dhe thithjen e investimeve të huaja private në këto projekte”.

Kështu gazeta Dita ngre dyshime për këtë interesim të pazakontë sic e quan ajo.

Mbetet e paqartë arsyeja e përfshirjes së Vllahutin në një marrëveshje bilaterale.

Znj.Vllahutin është bashkëshorte e një shtetasi malazez.

Në qarqet e biznesit dhe politikës në Tiranë nuk mungojnë këto ditë zërat se pas interesimit të znj. Vllahutin për këtë projekt shqiptaro-malazez janë interesa krejt të tjera nga ato që dikton posti i shefes së delegacionit të BE në Tiranë, shkruan gazeta Dita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY