AUTOPSIA/ Ja shkaku i vdekjes së pilotëve

AUTOPSIA/ Ja shkaku i vdekjes së pilotëve

45
0
Shares

Autopsia ka zbardhur tashmë shkakun e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri me të cilin ishin nisur për stërvitjen rutinë u rrëzua në liqenin e Shkodrës.

Prokuroria administroi në dosje edhe autopsinë e dy viktimave të aksidentit ajror. Dy ushtarakët, kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë, shkruan Panorama.

Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit. Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt. Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta. Më pas, mjeti i ushtrisë është përplasur fort me gjithë fuqinë e rëndesës në ujë duke u copëtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY