Arrestohet kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri

62
0
Shares

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes e Vetëvendosje Visar Ymeri. Arrestimi ka ardhë pas një kërkese që policia e Kosovës e ka pas nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

VV nëpërmjet një postimi në FB ka dënuar aktin e policisë së Kosovës, per arrestimin e Ymerit, duke theksuar se qeveria po kthehet ne nje regjim policor totalitar.

“Sot, rreth orës 09:00, është arrestuar sërish kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri.Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitmiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën.I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë.Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm të kryetarit të saj dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore politike dhe të montuara, kundër aktivistëve të saj”, shkruan VV në një postim në FB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY