Vazhdojnë tronditjet në Top Channel, mund të largohet edhe gazetari Muhamed Veliu

Vazhdojnë tronditjet në Top Channel, mund të largohet edhe gazetari Muhamed Veliu

242
0
Shares
Televizioni kombëtar Top Channel mund të përjetojë një tjetër goditje të fortë, pas disa largimeve e shkarkimeve që kanë ndodhur kohët e fundit. Burime të lapsi.al mësuan se ndoshta edhe reporteri politik i këtij televizioni, Muhamed Veliu, mund të mos jetë më pjesë e stafit të lajmeve.
 
Thuhet se arsyet e largimit të Veliut janë krejt të ndryshme nga ato të kolegeve të tij gazetare në redaksinë e lajmeve të TCH, disa prej të cilave tashmë i kanë dhënë lamtumirën televizionit. Një burim pranë TCH i tha lapsi.al se aryeja e një largimi të mundshëm të Met Veliut ka të bëjë me mbingarkesën dhe lodhjen nga një punë e gjatë dhe me shumë tension.
 
Reporteri i TCH ka mbuluar nga afër veprimtarinë e kryeministrit Edi Rama, pasqyrimi mediatik i të cilit në TCH vihet seriozisht në pikëpyetje nësë largimi i Met Veliut bëhet realitet. Zyra e shtypit e kryeministrit ka arsye të ndihet e shqetësuar.
 
Nëse deri më tani Top Channel po arrin t’i përballojë deri diku ikjet dhe shkarkimet, goditja e radhës pritet të jetë shumë e vështirë, shkruan Lapsi.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY