Dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale, “Vjedhje me pasojë vdekjen”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, janë ndaluar nga policia e Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se sot, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, u finalizua operacioni “Spastrimi”, ku është bërë e mundur kapja e dy personave në kërkim.
Të ndaluarit
1. Mark Gjoka, 39 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Durrës ka dërguar urdhrin e datës 29 mars 2016 për ekzekutimin e vendimit të datës 01. 07. 2013 të Gjykatës Durrës ndryshuar me vendimin e datës 17 mars 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 23 vjet burg për Veprën Penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga Nenet 141 dhe 278/2 të Kodit Penal
2. Kristo Biba,51 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Durrës ka dërguar urdhrin e datës 29. 03. 2016 për ekzekutimin e vendimit penal datë 15. 01. 2014, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për Veprën Penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/