Mimoza Hafizi, ironi me profesorin: Servet Pëllumbi, shqiptari më i lumtur me...

Mimoza Hafizi, ironi me profesorin: Servet Pëllumbi, shqiptari më i lumtur me referendumin

81
0
Shares

Deputetja socialiste që kundërshtoi referendumin në PS, Mimoza Hafizi ka ironizuar Servet Pëllumbin pasi deklaroi se referendumi nuk pati asnjë shkelje gjatë një interviste në Gazetën Shqiptare.

“Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin 95% te referendumit ne PS. Me ne fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”, thotë Hafizi.

Por cfarë ka deklaruar profesori sot në gazetë:

Zoti Pëllumbi, si shkoi për ju referendumi i mbajtur ditën e shtunë brenda Partisë Socialiste për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse quhet i rinovuar mandati i kryetarit të partisë, kur ai është edhe kryeministër?

Unë them që ishte një demonstrim demokratik, i vullnetit të anëtarësisë së Partisë Socialiste, që erdhi menjëherë pas Kongresit. Gjithashtu ishte një akt që tregoi forcën e mirëkuptimin brenda anëtarësisë së PS-së. Ky referendum dhe votimi i ditës së shtunë tregoi se Partia Socialiste mbetet një nga forcat më të organizuara në vend

Profesor, pati gjatë këtyre ditëve kritika nga disa deputetë të PS-së, si zoti Blushi, zonja Hafizi, se pati manipulime, madje kutitë ishin mbushur më përpara; si i vlerësoni? Ju, i vutë re gjatë votimit shkeljet që thuhen?

Nuk pati absolutisht asnjë shkelje, për mendimin tim, sepse unë mora pjesë në votim, madje anëtarët e partisë rrinin në rresht për të votuar. Çdo gjë ishte e dokumentuar. Çdo anëtar paraqitej para komisionit me kartën e anëtarësisë, ishin listat dhe çdo gjë ishte shumë mirë e organizuar. Fletët e votimit, vendet e sekretimit, kabinat e votimit ishin të gjitha në rregull. Çdo gjë ishte normale, madje do të thosha e përkryer. Çdo pretendim i atyre apo i asaj pakice – që ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më shumë pakicë – për shkelje dhe për pavlefshmëri të referendumit, mua më duket se është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo realiteti.

Ka pasur këto dy ditë, opinione të ndryshme që bëjnë një analogji mes zgjedhjeve të kohës së monizmit dhe këtij referendumi, ku si pjesëmarrja, ashtu edhe rezultati dalin me rreth 99.99%. A shihni diçka të tillë?

Nuk ka të bëjë me analogji, sepse ato zgjedhje për të cilat bëhet fjalë ishin zgjedhje popullore. Këtu është fjala për zgjedhje në parti. Partitë janë të organizuara, janë me anëtarë që kanë dokumente, që kanë një organizatë të tyre. Kështu që është plotësisht normale që, një votim që bëhet brenda një partie të ketë një përqindje të lartë. Ndërsa, votimi për të cilin flitet ishte votim elektoral, popullor, i cili ishte formal dhe zhvillohej sipas atyre parametrave që përmendët ju. Analogjia, për mendimin tim, këtu nuk ka vend. Ky është votim për referendum në parti, pra votim në një organizatë vullnetare që bashkon njerëz sipas bindjeve të tyre dhe interesave. Kështu që nuk ka vend të bëhet një krahasim i tillë me një votim popullor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY