Heshtja e ushtarit të plagosur nga rënia e helikopterit, akuzon ministren e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Berishës, ushtarit të plagosur i është mbyllur goja me kërcënime mafioze.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Heshtja e ushtar Baramuços akuzon implikimin e Mimit dhe gjeneral Trafikut në rrëzimin e helikopterit në të cilin vdiqën dy pilotë!
Te dashur miq, Mimi dhe gjeneral Trafiku e izoluan per dite te tera nga hetuesit, ushtarin profesionist qe ra nga helikopteri me ndergjegje te plote ne uje dhe kerkoi dhe ndihmen e peshkatareve qe e shpetuan ate. Duket se, me porosi te Mimit dhe gjeneral Trafikut, nen kercenimin e tyre mafioz, ushtar Baramuça qe ka pesuar nje fraktur ne nje ekstremitet, ka mbyllur gojen duke deklaruar se nuk mban mend asgje se si ra helikopteri, packa se ra sy çele dhe po i kthjellet kerkoi ndihme peshkatareve dhe shpetoi.
Goja e mbyllur e Baramuços eshte nje deshmi tjeter qe akuzon rende Mimin dhe gjeneral Trafikun per pergjegjesine dhe implikimin e tyre direkt ne fundin tragjik te dy piloteve tane. Akuze e re per ta eshte edhe gjetja e thyer e kamerave te helikopterit, paçka se ai ra ne uje. Burime te besueshme njoftojne se dite pas renies se helikopterit ne territorin e liqenit te rrethuar nga Ushtria, jane degjuar eksplozione te cilat nuk mund te kishin lidhje me eksplozive te hedhur nga peshkataret, pasi ata nuk lejoheshin te afroheshin ne territorin e ruajtur nga Ushtria!
Shtoj ketu se gjate ketyre diteve Mimi dhe gjeneral Trafiku bejne perpjekje, presione antiligjore per te nderhyre ne procesin e hetimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/