Kreu i PD së Durrësit Osman Stafa padit Vangjush Dakon për shpërdorim...

Kreu i PD së Durrësit Osman Stafa padit Vangjush Dakon për shpërdorim fondesh

55
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori për kryebashkiakun e këtij qyteti Vangjush Dakon. Kallëzimi i Osman Stafës është për rrugën “Pavarësia” në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar, më objekt “shpërdorim detyre dhe “Shpërdorim i fondeve publike”.

Stafa deklaroi për mediat se janë kryer investime 2 milionë dollarë, të cilat që kanë përfunduar 1 vit më parë dhe tashmë ai investim është shkatërruar dhe po kryhet një tjetër i ri. Po ashtu, kreu i demokratëve të Durrësit pohoi se po shkatërrohet dhe sezoni turistik. Ndërsa dje rreth 300 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestuan në këtë zonë, ndërsa në shenjë kundërshtie për abuzimet që sipas tyre po bëhen me këtë rrrugë ata hodhën tymues e bombula.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY