John Kerry vizitë historike në Hiroshima

John Kerry vizitë historike në Hiroshima

58
0
Shares

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka bërë një vizitë historike në memorialin e hedhjes së bombës së parë atomike në botë në Japoni.

Sekretari amerikan, John Kerry u bë zyrtari më i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara, që e ka vizituar Parkun dhe Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshimë.

Kerry se bashku me ministrat e jashtëm të grubit G7, e kanë vizituar muzeun dhe kanë vendosur lule në pllakën përkujtimore të atyre që kanë vdekur gjatë hedhjes së bombës atomike.

Ministrat gjithashtu vizituan edhe muzeun në Hiroshima, icili tregon historitë personale të njerëzve që vdiqën në qytet.

Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur bombën atomike prej 15 kilotonësh në këtë qytet, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.

Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki tri ditë më vonë, kanë ndikuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY