Karabinierët e Pavias në përfundim të një aksioni policor kundër trafikut të narkotikëve kanë vënë në pranga 14 persona për shpërndarje kokaine dhe marijuane. Mes të arrestyarve janë 5 shqiptarë dhe 9 italianë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), zhvilluar në krahinat e Pavias, Milanos dhe Bolonjas.
Panorama.al mëson se shqiptarët e arrestuar janë: 38vjeçari B.L., banues në Voghera, 40vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28 vjeçari R.E., banues në Pavia, 43vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese. Gjykata ka caktuar për dy të fundit arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat. Hetimet e më shumë së 9muajsh kanë treguar se droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarët.
Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një bar në Belgioioso, Pavia, ku disa prej të arrestuarve takoheshin me furnizuesit e drogës për të vendosur lidhur me sasinë dhe llojin e drogës që do të blinin dhe mënyrën e dorëzimit të drogës. Një prej të arrestuarve u kap në flagrancë me 50 gramë kokainë,shkruan Panorama .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/