Gjyshja tre ditë bukë thatë, nipi i vodhi pensionin dhe pulat

Gjyshja tre ditë bukë thatë, nipi i vodhi pensionin dhe pulat

112
0
Shares

Nënë Hatixheja

Një denoncim i rëndë vjen nga Vlora. Një gjyshe, prej tre ditësh ushqehet vetëm me bukë thatë, sepse nipi i saj, djali i djalit, i ka vjedhur lejet e pensionit si edhe pulat.
Denoncimin e bënë publik edhe në rrjetet sociale, kolegu Enrik Mehmeti.
“Kjo gjyshe ka tre dite që ha bukën thatë për shkak se nipi i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat me të cilat ushqehej …”, shkruan gazetari në “Facebook”.
Por, situata bëhet edhe më e rëndë, kur i biri i nëne plake tregohet indiferent, ndërsa nipi hajdut e kërcënon se do ta hedhë nga shkallët.
“Kur iu ankua të birit iu përgjigj se duhet ta linte të qetë ndërsa kur i kërkoi nipit ti kthente të paktën lekët përgjigja që kish marre ishte ‘të rrinte mirë se do e hidhte nga shkallët’…” vijon denoncimin e tij Enrik Mehmeti.
sajmira selamaj

Gazetarja e përlotur, Sajmira Selamaj

Të vetmit që ka prekur kjo histori, kanë qenë gazetarët vendorë. Sajmira nuk i ka mbajtur lotët, ndërsa së bashku me kolegët e saj, ndërsa e kanë bërë lajmin publik në mediat elektronike vendore, kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e organeve përgjegjëse , të cilat kanë nisur nga puna, fillimisht me shoqërimin e nipit hajdut.
“Rrëfimi i nënë Hafizes e cila është braktisur dhe nga i biri ka bërë që kolegia e TV lokal,  ‘Real TV’ Sajmira Selamaj mos të mbante dot lotët… Pas trajtimit të rastit mediatikisht njoftuam dhe organet përkatëse të cilat nisën nga puna menjëherë për të shoqëruar nipin e saj”, “informon”  më tej në rrjetet sociale, gazetari Enrik Mehemti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY