FOTO/ Çiftet shqiptare vip që u ndanë duke bërë shumë zhurmë

FOTO/ Çiftet shqiptare vip që u ndanë duke bërë shumë zhurmë

355
0
Shares

Shumë çifte në estradën tonë janë ndarë, duke mos lënë asnjë shenjë por ka çifte të cilat janë ndarë duke bërë ‘hallakamë’. Ne ju sjellim disa nga çiftet të cilat kanë shkaktuar kaos me ndarjen e tyre duke mbushur ballinat e mediave rozë.

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj

Gjithçka filloi kur një modele amerikane u fotografua pranë Leonardo DiCaprio-s dhe mediat botërore e ngatërruan atë me Afërdita Dreshajn. Por edhe pse u konfirmua se ajo vajzë nuk është Afërdita, Shpat Kasapi u nda nga ajo, duke bërë shumë bujë në vitin 2013.

afera

Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi

Kënga ‘N.U.N’ e Bleros e bëri të ditur ndarjen e këngëtarit me bashkëshorten e tij, aktoren Teuta Krasniqi. Por marrëdhënia e tyre si miq vazhdon, pasiqë ata kanë një vajzë së bashku, Tarën, shkruan Kosova sot.

teuta-krasniqi-e-fshin-bleron-foto_hd

Mc Kresha dhe Rozana Radi

‘Jaba Daba Du’ bashkoi Rozana Radin dhe Mc Kreshën jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale. Kjo këngë e cila ishte pjesë e ‘Kënga Magjike 2011’ u pëlqye shumë, dhe me këtë rast u bë edhe videoklip, ku shihej se Rozi dhe Kresha kishin rënë në dashuri. Por disa muaj më vonë, ajo dashuri u shua, duke bërë që reperi dhe këngëtarja të ndahen duke bërë shumë zhurmë. Pastaj, në ‘Kënga Magjike 2012’, Rozana shprehu mllefin duke kënduar “Ti s’ke Zemër”.

rozana

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri

Dashuria e tyre u bë e ditur në vitin 2012, por gjithçka u shkatërrua nga një puthje në televizion. Në ‘VideoFest 2012’, Ledri puthi Dafinën por pas spektaklit, ai u rrah keq nga ish i dashuri i Duffye-t duke e bërë reperin të ndahet nga ajo. Në po atë kohë, Ledri filloi të pauzojë nga muzika, duke u rikthyer fuqishëm dy vite më vonë. Po atë vit, u përfolur për një ribashkim, pasiqë ata u ribashkuan për ‘Got Ur Back’, por ata demantuan lajmin, duke thënë se janë vetëm miq.

dafina-nuk-euml-sht-euml-n-euml-lidhje-ledrin_hd

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca

Dikur, Adrian Gaxha ishte më i kërkuari në estradën tone por Luana Vjollca ishte thjeshtë ‘vajza e motit’. Por diçka ndodhi dhe ata dy nuk u panë më bashkë. Kur mediat i pyetnin se pse u ndanë, Luana dhe Adriani thonin se ‘kur një çift ndahet, vetëm ata dy duhet të dijnë pse’.

gaxha luana

Cozman dhe Tuna

Reperi Cozman dhe këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna janë bashkuar, janë ndarë, janë ribashkuar dhe duket se sërish janë ndarë. Ende nuk dihen arsyejet por mendohet se herën e pare që janë ndarë, e kanë bërë vetëm për publicitet.
tuna-me-burrin

Flori Mumajesi dhe Soni Malaj

Në vitin 2007, ‘Fluturimi 3470’ bashkoi Soni Malajn dhe kolegun e saj Flori Mumajesi. Ata dy dukeshin shumë të dashuruar në ‘Kënga Magjike’ por përralla e tyre e dashurisë mbaroi pa asnjë shpjegim. Shumë thashetheme qarkulluan duke lënë hapësirë për verzionin e Florit dhe Sonit, i cili asnjëherë nuk u dha.
flori-me-sonin

Mirko Luccarelli dhe Soni Malaj

Ndarjet nuk u ndalën me aq për Soni Malajn. Pas Florit, Soni mendoi se gjeti dashurinë e jetës – balerinin Mirko Luccarelli. Dyshja u njoftua në ‘Dancing With The Stars’ dhe tani ka një vajzë, Anën. Nuk është dhënë ndonjë arsye se pse çifti është ndarë.
sonimalajmirko

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY