ENIGMA/ Pse nuk bëhen publike regjistrimet e ngritjes së helikopterit EC 145…?!

ENIGMA/ Pse nuk bëhen publike regjistrimet e ngritjes së helikopterit EC 145…?!

64
0
Shares

Helikopteri EC 145 me numër bordi 637, ditën që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, mësohet se u ngrit nga baza ajrore pa dijeninë e Qendrës së Kontrollit dhe Raportimit.
Për flurimin e fundit të këtij helikopterit, të enjten e javës së kaluar, mësohet se kjo qendër, e njohur ndryshe si Kulla e Trafikut Ajror nuk ka të regjistruar ngritjen e këtij mjeti.
Verifikimi i këtij fakti është i thjeshtë… Mjafton të bëhen publike regjistrimet e këtij fluturimi.
Burimet bëjnë të ditur se Kulla e Trafikut Ajror në Farkë, megjithëse ka një personel prej 21 personash, nuk disponon gjurmë të ngritjes helikopterit. Të njëjta burime “sfidojnë” cilindo që pretendon të kundërtën, të vërë në dispozicion apo të bëjë publik diskun e fluturimeve të ditës së enjte të javës së kaluar.
Një mungesë e tillë e regjistrimeve apo e diskut të fluturimet, hedh hije dyshimi se helikopteri nuk është ngritur për ndonjë mision ushtarak…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY