Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Maksim Hoxhallari 37 vjeç, banues në Durrës, pasi:
Të dielën, në lagjen Nr.17/1, Durrës, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip Kama, me targa AA 947 JI, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin:
• M.D. 41 vjeç, banues në Durrës, udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë, M.D. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i auotmjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.
Po të dielën, në orët e mbrëmjes, në fshatin Mafsheq, Krujë, në afërsi të një banese të pabanuar, është vetvrarë, me armë zjarri shtetasi:
•R.K. 60 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një pushkë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/