Blushi kërkon kutitë e votimit, Ruçi i përgjigjet, na shkruaj letër

Blushi kërkon kutitë e votimit, Ruçi i përgjigjet, na shkruaj letër

56
0
Shares

Deputeti i PS-së Ben Blushi tha se referendumi ishte qesharak, që nga fillimi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

“Jam i bindur se kutitë janë mbushur por pavarësisht nga kjo, kam kërkuar të dorëzohen materialet zgjedhore sepse sot nuk ka një rezultat. Nuk dihet rezultati për bashki, kështu që duhet të ketë një dorëzim të kutive.

Sesa qesharake ishte e gjitha kjo mjafton t’ju kujtoj batutën që bëri një deputete ish-Ministre Kulture në Francë. Në një debat i kërkojnë Presidentit Hollande të futet në primare para se të hyjë në zgjedhjet presidenciale, të bëjë zgjedhjet brenda partisë dhe ajo kërkoi të mos i bënin zgjedhjet si në Shqipëri, pra, zgjedhje shqiptare, zgjedhje allashqiptarçe. Kjo e shpjegon më qartë, më bukur”, deklaroi Blushi.

Blushi ka kërkuar të hapen kutitë një ditë më parë. Kesaj kerkese Sekretari i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci i eshte pergjigjur duke keshilluar Blushin te shkruaje nje kerkese per Komisionin e  Zgjedhjeve ne Parti. Edhe deputete te tjere reaguan te zemeruar me deklaratat e Blushit gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY