Basha, mbështetje edhe nga aleatët, këmbëngul për votim elektronik në zgjedhje

Basha, mbështetje edhe nga aleatët, këmbëngul për votim elektronik në zgjedhje

49
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi sot pas takimit me aleatët e djathtë vendosjen e votimit elektronik gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ligji zgjedhor parashikon edhe këtë lloj votimi ndërkohë që Basha paralajmëroi debate të reja rreth një sistemi të ndryshuar zgjedhor.

“Strategjia jonë parashikon garantimin e votës së lirë, të numërimit të votës, për këto të dyja nuk përjashtohet mundësia e numërimit elektronik, numërimi elektronik është tashmë një realitet ligjor që duhet respektuar që në zgjedhjet e ardhshme, pra kjo kërkon përgatitje. Financimin e partive politike, që dmth dekriminalizim i donacioneve private, financim i drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, jemi të hapur të diskutojmë cdo alternativë tjetër që pamundëson miliardat e korrupsionit qeveritar të derdhen me lugë kafeje.

Cështja e dytë ka të bëjë me sistemin ku partitë kanë diskutuar për të gjitha opsionet që garantojnë përfaqësimin sa më të mirë të qytetarëve shqiptarë në vendimmarrjen e nesërme parlamentare për t’i dhënë fund këtij hendeku të tmerrshëm midis realitetit të dhimbshëm të cdo shqiptari dhe një parlamenti të mbushur me kriminel e bandit që përfaqësojë trillet e kryetarit. Flasim edhe për një sistem më efikas..kjo mbetet pjesë e dialogut..do mbështetemi në përvojat më të mira duke përfshirë edhe zgjerimin e kontrollit parlamentar mbi qeverisje”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY