Akuzojnë deputetët socialistë: Juristët e ministrive nuk dinë as të shkruajnë

Akuzojnë deputetët socialistë: Juristët e ministrive nuk dinë as të shkruajnë

63
0
Shares

Deputetët ankohen për nivelin mediokër të administratës, ministrat për nivelin e ulët të aplikantëve. “E padëgjuara” është bërë publike sot në një mbledhje rutinë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Kryetari i ëktij komisioni, Fatmir Xhafaj, ka qenë ai që ka hedhur akuza të forta për cilësinë e punonjësve të administratës publike. Ai i ka arritur deri atje madje, sa i ka etiketuar juristët e ministrive që sjellin ligje për miratim në Kuvend nën nivelin mesatar, ligje që sipas tij nuk dinë as ti shkruajnë.
Ankesën deputeti socialist ia parashtroi ministres së Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito, e cila raportonte mbi të dhënat e DAP, për 2015-n.
Edhe LSI e ka pasur ankesa për drejtorinë e administratës, DAP. Por kritikat kanë kulmuar gjatë fjalës së deputetit socialist, Bashkim Fino.
Sipas deputetit është shqetësues fakti që nuk rikthehen në punë punonjësit e shkarkuar që kanë fituar gjyqin.
Gjatë raportimit tek ligjet, edhe ministrja Harito u ankua vetë. Ankesa e saj lidhe me nivelin e aplikantëve për vende pune, të cilët sipas saj, nuk kanë arsimin përkatës për pozicionin që kërkojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY