8 MILIONE EURO/Strasburgu, tri vendime të tjera që rrëzojnë ligjin e ri...

8 MILIONE EURO/Strasburgu, tri vendime të tjera që rrëzojnë ligjin e ri të pronave

81
0
Shares


strasburg vendimi alicka


strasburg vendimi halimi


strasburg vendimi karagjozi

Në foto faksimile e tri vendimeve qe u dhane te enjten në Gjykatën e Strasburgut

Gjykata e Strasburgut shpalli dhe tri vendime të tjera në favor të pronarëve të tokës në Shqipëri duke detyruar qeverinë t’i kompensojë ata sipas hartës së cmimeve të vitit 2008 dhe jo ligjit të pronave që miratoi qeveria këtë vit.

Ky është rasti më i ri kur Gjykata e Strasburgut jep vendime që nuk njohin ao rrëzojnë faktikisht ligjin e pronave që miratoi qeverisja e majtë.

Ligji për pronat nuk u dekretuar nga Presidenti Nishani dhe po ashtu u padit edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Janë të paktën 8 milion euro të cilat qeveria duhet të kompensojë sipas çmimit të vjetër per tre vendime.

Vendimi i parë është për rastin Alicka dhe të Tjerët; vendimi dytë është për rastin Halimi dhe të Tjerët ndërsa vendimi i tretë është për rastin Karagjozi dhe të Tjerët.

Vendimi i fundit detyron qeverinë të kompensojë pronarët me një vlerë rreth 7 milionë euro për një tokë të zënë nga objekte ushtarake. Ndërsa vendimi i dytë bën fjalë për afro 800 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY