Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi “kishte fatin” të shpallte ‘fitoren publicitare” të Edi armës në referendumin e djeshëm ët PS-së.
Duke dalë në një deklaratë për mediat, ai publikoi shifrat zyrtare të referendumit të djeshëm për mandatin e kryetarit të kësaj partie.
Sipas shifrave zyrtare, në total kanë marrë pjesë në referendum 84 % të anëtarëve të PS-së dhe se 94.9 % të tyre kanë votuar “po” për rinovimin e mandatit të kryetarit të PS-së Edi Rama.
Nga ana tjetër, Blendi Klosi u tregua i gatshëm për ti kthyer përgjigje deklaratave të PD-së për referendumin e PS-së, që e cilësonin si farsë këtë proces. Por atij “i iku zëri” dhe nuk pranoi të komentonte deklaratat e Ben Blushit, për referendumin, duke u larguar nga podiumi…
Rezultatet sipas Qarqeve
Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%
Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%
Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%
Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%
Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%
Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%
Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%
Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%
Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%
Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%
Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %
Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %
Në total: Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO 94,9 %.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/