Një kompani nga Britania e Madhe pretendon se ka zhvilluar një dron i cili mund të ndryshojë tërësisht rregullat e lojës në këtë teknologji. Ndonëse nuk ka asnjë ndryshim në pamje nga dronët e tjerë, UAV-drone, siç quhet ndryshe, kjo krijesë teknologjike vihet në punë nga dy qeliza furnizuese hidrogjeni. E vetmja gjë që kërkon kjo pajisje është ajri i ngrohtë dhe uji. Një gjë e tillë mund të zgjidhë dy probleme madhore të dronëve modern të cilat janë koha e qëndrimit në ajër si dhe furnizimi me karburant ose energji elektrike.
“Në krye të dronit qëndrojnë dy pika furnizimi të cilat kanë nevojë për oksigjen. Pasi ky proces ndodh, hidrogjeni dhe oksigjeni kalojnë përmes pllakave të furnizimit dhe prodhojnë elektricitet”.
Tregu global i dronëve pritet që të arrijë majat përgjatë viteve të ardhshme, teksa parashikohet që më shumë se 5 miliardë euro të shpenzohen në këtë teknologji brenda vitit 2020. Megjithatë, sfida më e madhe për prodhuesit e tyre është bateria.
“Problemi kryesor me dronët e sotëm është bateria dhe koha e qëndrimit në ajër. Ti mund ta përdorësh një dron për 15 minuta dhe pastaj të duhet që t’a vendosësh në karikim për orë të tëra. Me këtë teknologji ne kemi sjellë diçka novative. Tashmë ky dron mund të jetë funksional për një ose dy orë, pa nevojën e rimbushjes së baterive. Ky proces tashmë zgjat vetëm një minutë”.
Grupi i cili po zhvillon këta dronë thotë se po mundohet që ta përdorë këtë teknologji jo vetëm në këtë fushë, por edhe në mjaft sektorë të tjerë. Ata shohin potenciale zhvillimi në gjithçka, duke filluar nga makinat e deri tek celularët.
“Po fillojmë që të hyjmë në treg në shumë fusha të ndryshme. Kemi parë shumë makina të cilat po prodhojnë makina që funksionojnë me hidrogjen. Ne mund të ofrojmë produktet tona edhe në këtë sektor. Gjithashtu, mendoj se mund të jemi të suksesshëm edhe në teknologjinë e smartphonëve”.
Kompania thotë se droni i saj i parë do të dalë në treg shumë shpejt, ndërkohë që njoftojnë se ata po punojnë me një kompani celularësh për të prezantuar një smartphonë i cili rimbushet përmes me hidrogjenit. /Oranews.tv/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/