Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar thyerjen e kutisë së zezë të helikopterit të rënë disa ditë më parë në liqenin e Shkodrës, si vepër të qëllimshme të Mimi Kodhelit, me urdhër të Edi Ramës. Për Berishën, ky akt i qëllimshëm është bërë për të fshehur provat, ndërsa e quan atë një “krim makabër qeveritar”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Për të fshehur krimin e shëmtuar shtetëror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejnë kutinë e zezë!
Te dashur miq, cdo qytetar i ketij vendi sot duhet te shtroje pyetjen se pse eshte hapur kutia e zeze e helikopterit qe ra nga vec 15 metra lartesi mbi liqen?
Kutia e zeze eshte projektuar per te rezistuar edhe shperthime nga lartesi shume te medha, ajo ka rezistuar dhe eshte gjetur e pademtuar dhe ne avionet e rrezuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rene ne mijera metra thellesi te detit. Por ne vendin e korrupsionit me te larte qeveritar ne bote, kutia e zeze cahet dhe hapet per te zhdukur provat e korrupsionit qeveritar qe coi ne krim shteteror me jetet e dy piloteve.
Kjo eshte bere vetem e vetem me urdher te Edi Rames. Ky eshte nje turp dhe krim makaber qeveritar i Edi Rames dhe banditeve te tij!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/