Lajmi i mirë për adhuruesit e Çiljetës, “seks-bomba” është sërish singëll

Lajmi i mirë për adhuruesit e Çiljetës, “seks-bomba” është sërish singëll

92
0
Shares

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me babanë e Fernandos, Chris-in. E kontaktuar nga Who, këngëtarja e suksesshme e dhjetëra hiteve pohon se lidhja e saj nuk po funksiononte më, ndaj dhe i ka dhënë fund.
“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon”, ka thënë ekskluzivisht Çiljeta.
“Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”, ka vazhduar ajo.
Këtë pohim ajo e ka bërë edhe live gjatë spektaklit “E Diell” në një bisedë telefonike me Eraldo Rexhon. Pyetjes sonë “nëse do ta vazhdojë apo jo Çili komunikimin me ish-partnerin”, ajo i është përgjigjur, “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.
Me këtë lajm do gëzohen shumë nga adhuruesit e Çiljetës, e cila më së fundi është sërish singëll. Aktualisht bomba e skenës shqiptare po punon për një projekt të ri, të cilin do ta sjellë shumë shpejt.
Historia e bukur e dashurisë mes Çiljetës dhe Chris nisi rreth 4 vjet më parë dhe është komentuar vazhdimisht në shtyp, ndonëse këngëtarja ka preferuar të mbajë atë larg vëmendjes mediatike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY