ENIGMA/ Rënia e helikopterit, a gënjyen ministrja dhe shefi i Shtabit për...

ENIGMA/ Rënia e helikopterit, a gënjyen ministrja dhe shefi i Shtabit për misionin e fluturimit

63
0
Shares

Disa ditë pas rënies së helikopterit të Forcave të Armatosura në Liqenin e Shkodrës, vijojnë hetimet për të zbardhur misterin e rrëzimit të tij.
Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin për veprat penale të lëvizjes së trupave ushtarake pa të drejtë, si dhe shkelje të rregullave të fluturimit ajror, të parashikuara nga nenet 48 dhe 83 i Kodit Penal Ushtarak.
Regjistrimi me këtë akuzë është bërë nga Prokuroria, pas dyshimeve se mjeti fluturues mund të mos ketë pasur stërvitje apo mision. Pikërisht akuza e lëvizjes së trupave ushtarake pa të drejtë, hedh poshtë deklarimet e ministres së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, bërë ditën e aksidentit, se fluturimi u bë sipas një plani të miratuar.
Prokuroria sqaron se itinerari do të zbardhet gjatë hetimit, pasi të shihet se çfarë ka regjistruar kutia e zezë.
Ndërkohë, citimi i nenit 83 nga Prokuroria, nuk përjashton mundësinë që pilotët mund të kenë shkelur rregullat dhe aksidenti të ketë ardhur nga një gabim njerëzor.
Nisur nga këto dy pista hetimi, burime në Prokurorinë e Shkodrës thanë se po verifikohen urdhrat e dhënë nga eprorët dhe veprimet e kryera nga pilotët.
Deri tani, vëmendja e hetuesve është përqendruar te nxjerrja e helikopterit nga uji dhe më pas do të kryhen veprimet hetimore, për konfirmuar akuzat e ngritura.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të shtunë se ka nisur një hetim administrativ për ngjarjen.
Një pjesë të misterit pritet ta zbardhë dëshmia e ushtarit të plagosur, Gerald Baramuça i cili i shpëtoi aksidentit.
Grupi hetimor ende nuk e ka marrë dëshminë e tij, pasi mjekët nuk e kanë lejuar për shkak të gjendjes së shokut që ai ndodhet në Spitalin e Traumës.
Baramuça vazhdon të ruhet nën masa të larta sigurie nga Policia Ushtarake dhe çdo kontakt me të është i vështirë edhe për familjarët, derisa ai të japë dëshminë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY