Një adoleshent shqiptar ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë një 18 vjeçar italian. Viktima ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 16 vjeçari shqiptari plagosi rëndë të riun italiane pasditen e shkuar në një shëtitore në Termoli.
Adoleshenti përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është transportuar për në burg natën e shkuar.
I plagosuri u dërgua në spitalin “San Timoteo” në Termoli ku iu nënshkruara një operacioni delikat, ndërsa ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.
Sipas kësaj agjencie, sherri ka nisur për shkak të një “përshëndetje të gabuar”. Adoleshenti italian e ka përshëndetur shqiptarin, duke e ngatërruar me një të njohurin e tij.
Pas kësaj ka nisur sherri, ndërsa shqiptari e ka qëlluar me thikë në bark, duke e plagosur rëndë. Më pas, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar më vonë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/